Shërbime laserike
METAL – INOX – ALUMIN
Duke përdorur teknologji moderne që siguron saktësi maksimale, prerje të pastër dhe rezultate të qëndrueshme. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për panele dekorative, struktura teknike apo punime të veçanta artistike, ne kujdesemi që çdo fazë — nga ideja deri te produkti final — të realizohet me profesionalizëm dhe korrektësi.
Shërbime profesionale saldimi me laser
Saldime në metal, inox dhe alumin, duke garantuar rezultate të pastra, të sakta dhe afatgjata. Teknologjia moderne e saldimit me laser mundëson bashkime të qëndrueshme pa deformime, me vijë të hollë dhe përfundim estetik superior.
Ky shërbim është ideal si për pjesë dekorative ashtu edhe për konstruksione teknike, ku kërkohet pastërti dhe precizion maksimal. Me përvojë të gjatë dhe pajisje të avancuara, sigurojmë cilësi të lartë në çdo projekt, pavarësisht kompleksitetit.
Përgatitje të file-ve 2D dhe 3D
CorelDRAW – SOLIDWORKS
Ofrojmë përgatitje të file-ve 2D dhe 3D sipas kërkesave të klientëve, për projekte dekorative dhe teknike. Realizojmë skica precize dhe modele të personalizuara, të gatshme për prodhim ose prerje me laser. Çdo dizajn përshtatet në mënyrë të plotë me nevojat e projektit tuaj, duke siguruar funksionalitet, estetikë dhe efikasitet maksimal në procesin e punës.